Ndërlidhjet

KMG kërkon mbrojtjen e gazetarit të rrahur ukrainas


Gazetari ukrainas, Oleg Bogdanov, i fotografuar pas rrahjes, 22 korrik, 2013.
Gazetari ukrainas, Oleg Bogdanov, i fotografuar pas rrahjes, 22 korrik, 2013.
Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka njoftuar se autoritetet ukrainase “duhet që të veprojnë me urgjencë” për të mbrojtur gazetarin, Oleg Bogdanov.

Ai është rrahur rëndë të dielën nga sulmues të paidentifikuar në afërsi të shtëpisë së tij në pjesën lidnore të qytetit Donetsk.

Ai më pas është hospitalizuar me nofullë të thyer, hundë të thyer dhe tronditje.

Bogdanov punon për faqen e internetit, “Dorozhny Kontrol” që në shqip i bie Kontrolli i Rrugëve ku raporton për abuzimet që bëjnë policia ukrainase e trafikut dhe agjenci të tjera të sundimit të ligjit.

Bogdanov i ka thënë Kanalit 5 të këtij shteti se ai beson që sulmi ka të bëjë me punën e tij.

Deklarata e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve e publikuar të hënën thotë se Bogdanov ka qenë subjekt i kërcënimeve ndërsa vetura e tij ishte djegur.
XS
SM
MD
LG