Ndërlidhjet

Al Kaida përgjegjëse për sulmet në burgjet e Irakut


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Al Kaida e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet e koordinuara në dy burgje të Irakut.

Këto sulme liruan disa qindra të burgosur, disa prej të cilëve besohet se janë anëtarë të rëndësishëm të udhëheqësisë së grupit militant.

Një deklaratë e postuar në internet të martën nga Shteti Islamik i Irakut dhe Levant, grupet e bashkuara të Al kaidës në Irak dhe Sirim thotë që ata e kanë realizuar misionin pas disa muajve të përgatitjeve.
Sulmet në burgjet Taji, në veri të Bagdadit dhe Abu Ghraib në perëndim të kryeqytetit janë realizuar mbrëmjen e së dielës dhe ato kanë zgjatur disa orë.

Sulmi i stilit ushtarak përfshinte përdorimin e sulmesve vetëvrasës me bombë, shpërthimi i veturave me bombë, sulmi me armë zjarri dhe granata që hidhen në stilë rakete.
Së paku 25 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Irakut janë vrarë gjatë dy sulmeve.

Ligjvënësit e Irakut kanë thënë se së paku 500 të burgosur kanë ikur nga të dyja burgjet.
XS
SM
MD
LG