Ndërlidhjet

Egjipt: Rritet numri i viktimave gjatë protestave të fundit


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Zyrtarët e sigurisë dhe ata të shëndetësisë thonë se së paku nëntë persona janë vrarë në Egjipt gjatë përleshjeve që kanë ndodhur gjatë natës në mes të përkrahësve dhe kundërshtarëve të presidentit të rrëzuar nga pushteti, Muhammad Morsi.

Tre persona janë vrarë mbrëmjen e së hënës në Kajro dhe dy qytete të tjera, ndërsa së paku gjashtë persona janë vrarë në përleshjet që kanë ndodhur në afërsi të konvikteve të Universitetit të Kajros.

Morsi është larguar nga pushteti prej ushtrisë më 3 korrik pas protestave masive në të gjithë vendin që e kundërshtonin regjimin e tij.

Familja e Morsit ka njoftuar të hënën se do të ndërmerr hapa ligjor kundër ushtrisë, që po e mbajnë ish presidentin në një objekt të pazbuluar ushtarak që prej rrëzimit të tij prej pushtetit.

Ushtria ka thënë se ai po mbahet aty për hir të sigurisë së tij.
XS
SM
MD
LG