Ndërlidhjet

Kinë: Rritet numri i viktimave nga termeti


China -- A woman is seen on ruins of a damaged house after a 6.6 magnitude earthquake hit Minxian county, Dingxi, Gansu province, July 23, 2013
China -- A woman is seen on ruins of a damaged house after a 6.6 magnitude earthquake hit Minxian county, Dingxi, Gansu province, July 23, 2013
Autoritetet kineze kanë thënë se numri i viktimave nga termeti që e goditi krahinën veri-perëndimore Gansu ka arritur në së paku 94 persona, ndërsa një mijë të tjerë janë lënduar.

Dridhjet e tokës që sipas Shërbimit Gjeologjik amerikan ishte i magnitudës 5.9 ka lënë dhjetëra mijëra njerëz pa kulm mbi kokë.

Administrata krahinore ka njoftuar se rreth 2 mijë shtëpi janë shkatërruar plotësisht ndërsa mijëra të tjera janë dëmtuar.

Agjencia e lajmeve kineze, Xinhua, ka raportuar se termeti ka goditur tetë qytete të kësaj krahine.

Mbi 120 mijë persona janë prekur nga dridhjet e tokës, ndërsa mbi 31 mijë vetë janë dërguar nëpër strehimore të përkohshme.
XS
SM
MD
LG