Ndërlidhjet

Siri: Pritet nisja e negociatave për hetimin e përdorimit të armëve kimike


Shkencëtari, Ake Sellstrom, shefi i ekipit hetues per perdorimin e armëve kimike në Siri
Shkencëtari, Ake Sellstrom, shefi i ekipit hetues per perdorimin e armëve kimike në Siri
Dy zyrtarë të lartë të OKB-së kanë udhëtuar në drejtim të Damaskut për të diskutuar një hetim të mundshëm në përdorimin e dyshuar të armëve kimike gjatë konfliktit të Sirisë.

Ake Sellstrom, udhëheqësi i ekipit hetues të përdorimit të armëve kimike në OKB dhe Angela Kane, udhëheqëse e Zyrës së OKB-së për Çarmatim, kanë fluturuar fillimisht drejt Bejrutit.

Ende nuk është e qartë se kur do të udhëtojnë drejt kryeqytetit sirian, Damask.

Udhëtimi i tyre po bëhet me ftesë të qeverisë siriane.

Ekipi i Sellstrom ende nuk është lejuar që të hyjë në Siri për shkak të mosmarrëveshjeve se deri në çfarë niveli do të kenë çasje ata.

Qeveria siriane dëshiron që ata të vizitojnë vetëm një vend për hetim, ku thonë se forcat rebele kanë përdorur armë kimike.

OKB thotë se ata duhet të lejohen që të vizitojnë edhe vendet ku dyshohet që qeveria ka përdorur armë kimie.

Të dyja palët në konflikt e mohojnë që kanë përdorur armë kimike.
XS
SM
MD
LG