Ndërlidhjet

Ende s'konfirmohet marrëveshja për telekom dhe energji


Maja Kocijançiq, zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton
Maja Kocijançiq, zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton
Një marrëveshje e mundshme Kosovë-Serbi për telekom dhe energji ende nuk konfirmohet nga Brukseli.

Maja Kocijançiq, zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, pak para takimit të sotëm Thaçi Daçiq ka thënë se telekomi dhe energjia janë pika të diskutimit në takimin që pritet të fillojë në orën 14, mirëpo nuk ka pranuar të thotë nëse është arritur pajtim për këto tema.

“Sot do të takohen edhe grupet punuese për telekom dhe energji. Unë pres që për këtë temë të flasin edhe Zonja Ashton dhe të dy kryeministrat, mirëpo më shumë për këtë në këtë moment nuk mund të them”, ka thënë Kocijançiq në Bruksel.

Vazhdimi i takimeve në mes të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton gjithnjë sipas Kocijançiq po bëhen pikë së pari për të diskutuar rreth nivelit të implementimit të marrëveshjës së 19 prillit.

“Baronesha Ashton do të takohet për të 14-ën herë me radhë me kryeministrin Daçiq dhe kryeministrin Thaçi. Sot në Bruksel ata do të bisedojnë rreth implementimit të marrëveshjës së prillit dhe për të parë se si të shkohet tutje. Në kotekst të këtij implementimi ju e dini që ne e kemi një plan. Ata do të shohin se cili është implementimi i deritashëm dhe çfarë është e nevojshme që të ndodh gjatë muajve të ardhshëm me qëllim që ai plan të implementohet në tërësi. Unë mendoj që kjo do të jetë pjesë kryesore e dialogut sot”, ka thënë zëdhënësja e Ashton.

Ajo gjithashtu e ka pranuar se edhe zgjedhjet si “një ndër pikat kryesore të marrëveshjes dhe planit për implementim” do të jenë pjesë e diskutimeve të sotme.

Maja Kocijançiq ka thënë gjithashtu se shefja e saj, Ashton është e gatshme që të vazhdojë punën për të trajtuar të gjitha pyetjet e mbetura pezull.

“Prandaj puna vazhdon”, ka thënë ajo
XS
SM
MD
LG