Ndërlidhjet

Afër fundi i procesit kundër ushtarit që i dha dokumentet Wikileaks


Ushtari amerikan, Bradley Manning, duke dalur nga gjykata ushtarake në Fort Meade, Maryland, 03 qershor 2013
Ushtari amerikan, Bradley Manning, duke dalur nga gjykata ushtarake në Fort Meade, Maryland, 03 qershor 2013
Procesi gjyqësor kundër Bradley Manning, ushtari amerikan që akuzohet se “e ka ndihmuar armikun” duke i dhënë dokumente sekrete faqes së internetit Wikileaks po hynë në fazën finale të tij.

Prokuroria dhe mbrojtja pritet që gjatë të enjtës të prezantojnë argumentet e fundit të tyre.

Manning ishte arrestuar në Irak para tre vjetësh për atë që zyrtarët thanë se është rrjedhja më e madhe e dokumenteve në historinë e SHBA-ve.

Ish analisti i shërbimeve të inteligjencës, 25 vjeçar e ka pranuar se i ka dhënë Wikileaks qindra mijëra dokumente sekrete.

Mirëpo ai është duke u përballur me akuza shumë më serioze që ndër të tjera përfshinë edhe përkrahjen me vetëdije të Al Kaedës.

Manning i ka thënë tribunalit ushtarak që ai mendon se raportet që i ka parë në punën e tij “ishte e nevojshme të ndahen me botën” dhe se ato “do të ndihmonin për të dokumentuar çmimin e vërtetë të luftës në Irak dhe Afganistan”.

Prokurorët thonë se ai është një tradhtar i pacipë që e ka shkelur detyrën e tij si ushtar.
XS
SM
MD
LG