Ndërlidhjet

ECHR thotë se Khodorkovsky dhe Lebedev u gjykuan padrejtësisht


Biznismenët rusë, Mikhail Khodorkovsky dhe Platon Lebedev gjatë një prej seancave kundër tyre në Rusi, 24 maj 2011
Biznismenët rusë, Mikhail Khodorkovsky dhe Platon Lebedev gjatë një prej seancave kundër tyre në Rusi, 24 maj 2011
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka vendosur që gjykimi i parë i ish udhëheqësit të kompanisë ruse të naftës, Yukos, Mikhail Khodorkovsky, dhe partnerit të tij, Platon Lebedev, ka qenë jo i drejt dhe ka shkelur të drejtat e njeriut.

Gjykata e ka bërë publik vendimin e tij të enjtën, pas një seri ankesash që janë regjistruar nga dy të dënuarit e një gjykate ruse.

Gjykatësit kanë vendosur që “akuzat kundër dy biznismenëve rus kanë pasur bazë të mirë, por procesi i rasteve të tyre ka qenë i padrejtë, dhe vendosja e tyre në koloni kriminale ka qenë i pajustifikuar.”
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk e sheh procesin kundër tyre si të motivuar politikisht, ashtu siç kanë thënë ata.

Khodorkovsky dhe Lebedev janë arrestuar në vitin 2003 me akuzat për mashtrin dhe janë dënuar me nëntë vjet burg.

Në vitin 2010, atyre ju është shtuar dënimi me burg me akuzat për vjedhje dhe pastrim parash.
XS
SM
MD
LG