Ndërlidhjet

Talibanët kidnapojnë 12 policë afganë që fillimisht i kanë droguar


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Raportohet se talibanët kanë kidnapuar 12 policë vendorë pasi ju kanë helmuar ushqimin e tyre në jug të Afganistanit.

Ghulam Sakhi Rogh Lewani, shefi i policisë në krahinën Zabul, ka thënë të enjtën se talibanët ju kanë afruar pikës së kontrollit duke u paraqitur si mysafirë dhe siç duket kanë përzier drogë në ushqimin që policët e kanë përgatitur për veti.

Lewani ka thënë se kryengritësit më pas kanë marrë 12 policët pa vetëdije dhe i kanë dërguar në një lokacion të panjohur.

Policia vendore afgane zakonisht është shumë dobët e disiplinuar, një pjesë e të cilës është e përbërë edhe nga banorë vendorë.

Ata shpesh luftojnë kundër kryengritësve në zona rurale, që janë të pa-arritshme për forcat qeveritare.
XS
SM
MD
LG