Ndërlidhjet

Siri: Nga sulmi me bombë – së paku 7 të vrarë


Pamje pas sulmit të sotëm me makinë - bombë në Jaramanah të Damaskut
Pamje pas sulmit të sotëm me makinë - bombë në Jaramanah të Damaskut
Nga një sulm me makinë-bombë në një lagje të kryeqytetit Damask në Siri, janë vrarë së paku 7 vetë dhe plagosur 62 të tjerë.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA raportoi se bomba ka eksploduar sot në një shesh në Jaramanah, ndërsa për sulm fajësohen “terroristët”, që është referencë e qeverisë siriane për kryengritësit, të cilët luftojnë kundër regjimit të presidentit Baashar al-Assad.

Konflikti tashmë ka hyrë në muajin e 28-të.

Jaramanah është kryesisht i banuar me të krishterë dhe disa herë deri tash është qëlluar nga makinat-bomba.

Aktualisht, është nën kontroll të ushtrisë së Sirisë.

Kombet e Bashkuara thonë se më se 90 mijë njerëz janë vrarë, prej muajit Mars të vitit 2011, kur ka filluar ky konflikt.
XS
SM
MD
LG