Ndërlidhjet

Muzikë: Mick Jagger i mbushi 70 vjet


Mick Jagger
Mick Jagger
Mick Jagger, këngëtar udhëheqës i grupit të njohur muzikor, Rolling Stones, sot e feston ditëlindjen e tij të 70-të.

Ai është një figurë legjendare e muzikës “rock and roll” dhe për më tepër se 50 vite është fytyrë dhe zë i njohur në industrinë e muzikës në gjithë botën.

Shumë vetë e konsiderojnë këngëtarin Jagger se është djalë tipik ekstravagant i muzikës “rock and roll”.

Ai ka jetuar një jetë publike të shënuar me alkool, femra dhe këngë, pasi grupi Rolling Stones, prodhonte hite të njëpasnjëshme.

Ndër këngët e tyre më të mira, që kanë pasur sukses në gjithë botën, janë “Satisfaction”, “Jumpin Jack Flash”, “Sympathy for the Devil”, dhe shumë të tjera.

I lindur më 26 Korrik të vitit 1943, në Dartord të Anglisë, me emrin Michael Phillip Jagger, ai së bashku me muzikantët e tjerë Keith Richards, Bill Wyman, Brian Jones dhe Charlie Watts, në vitin 1962 e formoi grupin Rolling Stones, që është aktiv edhe në ditët e sotme.
XS
SM
MD
LG