Ndërlidhjet

Paqja 60 vjeçe - Koreja veriore tregon muskujt


Koreja e Veriut - Festimet në stadiumin i Phenianit, në prag të përvjetorit të 60-të të ndërprerjes së luftës në gadishullin korean, 27Korrik2013
Koreja e Veriut - Festimet në stadiumin i Phenianit, në prag të përvjetorit të 60-të të ndërprerjes së luftës në gadishullin korean, 27Korrik2013
Koreja Veriore ka organizuar një paradë kërcënuese të fuqisë ushtarake dhe entuziazmit patriotik të shtunën, për të treguar përkrahjen e parezervë për liderin Kim Jong-Un, në ditën kur 60 vjet më parë ishte arritur armëpushimi që ndali luftës koreane.

Mijëra trupa ushtarake dhe spektator brohorisnin në unison “e mbrojmë Kim Jon-Un me jetët tona” pak para se ai të dilte në podium për të mbikëqyr paradën ushtarake në sheshin që mban emrin e gjyshit të tij Kim Il-Sun.

Koreja e Veriut e quan 27 korrikun, si “Ditën e fitore në luftën atdhetare çlirimtare”.

Sidoqoftë, kjo ditë shënon përfundimin e luftimeve që përshkruan gadishullin korean në vitet 1950-1953.

Teknikisht gadishulli ndarë korean, është ende në gjendje lufte, meqë palët nuk nënshkruan asnjëherë traktat paqeje, por vetëm armëpushim.
XS
SM
MD
LG