Ndërlidhjet

Sërish dhunë në Bahrein, lëndohen tre policë


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet në Bahrein thonë se shpërthimi i një bombe ka plagosur tre policë gjatë një serie të sulmeve kundër qeverisë në këtë mbretëri.

Ky shpërthim dhe sulmet e fundit duket se janë të ndërlidhura me një fushatë e shtuar e dhunës e fraksioneve militante në Bahrein, ku shumica që i takon komunitetit të shiitëve kërkon tash e 30 muaj më shumë të drejta politike nga ishulli i sunduar nga Sunitët.

Sulmi i së shtunës po ashtu vjen në prag të një seance të jashtëzakonshme parlamentare që është thirr për ditën e sotme për të diskutuar numrin e shtuar të eksplozioneve, përfshirë edhe atë në pallatin mbretëror të Bahreinit.

Ministria e brendshme njoftoi se tre policë janë lënduar nga shpërthimit, dhe se dëme pati edhe në disa makina dhe ndërtesa përreth.

Dyshohet se bomba ishte artizanale.

Më se 60 njerëz kanë vdekur në trazirat e Bahreinit, edhe pse dyshohet se shifrat janë shumë më të mëdha.
XS
SM
MD
LG