Ndërlidhjet

OKB-ja e Siria arrijnë marrëveshje për inspektim?


Ilustrim
Ilustrim
Kombet e Bashkuara dhe Siria thonë se kanë arritur një marrëveshje për atë që e quajtën si “rruga përpara” për të verifikuar përdorimin e dyshuar të armëve kimike në luftën e brendshme.

“Diskutimet ishin intensive dhe produktive që çoi në një marrëveshje për rrugën përpara”, thotë një komunikatë e OKB-së pa elaboruar tutje se çfarë nënkupton ajo.

Agjencia shetërore siriane e lajmeve, SANA, njofton se kjo komunikatë është lëshuar bashkërisht mes OKB-së dhe Ministrisë së Jashtme.

Marrëveshja besohet se është produkt i bisedimeve që u zhvilluan këtë javë në Damask ndërmjet të Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarëve sirian.
XS
SM
MD
LG