Ndërlidhjet

Tunizi - varroset opozitari i vrarë Muhamed Brahmi


Ilustrim
Ilustrim
Mijëra njerëz duke brohoritur slogane anti-qeveritare kanë marr pjesë në funeralin e opozitarit tunizian të shtunën.

Politikani i ndjerë Muhamed Brahmi është opozitari i dytë i vrarë në Tunizi në gjashtë muajt e fundit.

Ai është ekzekutuar të enjten në Tunis.

Arkivoli i tij, është bartur nga ushtarët deri në varrezat në ku ai është shti në dhe afër varrit të Chokri Belaid, bashkëpartiakut të tij të vrarë në muajin shkurt.

Qeveria e drejtuar nga partia islamike e moderuar Ennahda ka fajësuar ekstremistët islamist për vrasjen e dy prijësve politik.

Partitë opozitare sekulare kanë thirr qeverinë për dorëheqje.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat e së shtunës, që u organizuar jashtë godinës së parlamentit nga sekularët dhe rivalët islamist.

Tunizia po kalon nëpërmjet një periudhe të vështirë kalimtare, prej se ka përmbysur regjimin autokratik në vitin 2011, dhe ka frymëzuar Pranverën Arabe, pro-demokratike në rajon.
XS
SM
MD
LG