Ndërlidhjet

Mbi 52% pjesëmarrja në zgjedhjet e Kuvajtit


Ilustrim
Ilustrim
Komuniteti pakicë i Shiitëve të Kuvajtit kanë humbur më se gjysmën e ulëseve në kuvend, ndërsa liberalët kanë përmirësuar paksa pozitën e tyre, në zgjedhjet e dyta parlamentare brenda tetë muajve.

Reaultatet zyrtare të zgjedhjeve të së shtunës janë publikuar të dielën në mëngjes, tregojnë se kandidatës e Shiitëve kanë fituar vetëm 8 vende në parlamentin me 50 ulëse.

Kandidatët e këtij komuniteti kishin 17 ulëse në zgjedhjet e kaluara në dhjetor.

Qeveria e Kuvajtit njoftoi se 52.2% e banorëve kishin marr pjesë në votimet e së shtunës, krahasuar me 40% në zgjedhjet e dhjetorit.

Komuniteti i Shiitëve përbënë rreth 30% të popullatës vendave të Kuvajtit që numëron 1.23 milion banorë.
XS
SM
MD
LG