Ndërlidhjet

Shtohen tensionet në Tunizi pas vrasjes së Brahimi


Tunizi - Një protestues mban posterin me fotografinë e aktivistit të ndjerë opozitar sekular Muhamed Brahimi, 27Korrik2013
Tunizi - Një protestues mban posterin me fotografinë e aktivistit të ndjerë opozitar sekular Muhamed Brahimi, 27Korrik2013
Policia në Tunis ka shtënë me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në qytetin jugor të Sidi Bouzid.

Përleshjet në qytetin që shihet si djepi i Pranverës Arabe në vitin 2011, kanë vazhduar gjatë tërë natës deri të dielën në mëngjes lajmërojnë agjencitë ndërkombëtare.

Tensionet janë shtuar së fundit në Tunizi pas vrasjes së një figure opozitare sekurale Muhamed Brahimi të enjten.

Në një përpjekje për të ndal tensionet në rritje, partnerët e koalicionit sekular bashkë me partinë e moderuar islamiste Ennahda kanë paralajmëruar bisedime për një marrëveshje të përbashkët qeverisjeje.
XS
SM
MD
LG