Ndërlidhjet

Vriten tetë policë kurd në Irak


Ilustrim
Ilustrim
Një sulmues vetëvrasës ka vrarë tetë policë kurd në veri të Irakut të dielën, njoftojnë autoritetet e qarkut.

Kamikazi ka hedh vetën në erë në kohën kur i është ofruar një konvoji policor me tri makinë në qytetin Tuz Khurmatur.

Zyrtari për informim i qarkut Shalal Abdul Baban tha për mediet se nëntë oficerë të tjerë policor kanë mbetur të plagosur nga ky sulm.

Ky qytet është pjesë e territorit verior ku kurdët duan të bashkojnë tri-krahinat autonome në një të vetme, por që kundërshtohet ashpër nga qeveria federale në Bagdad.

Ky konflikt sipas vëzhguesve dhe diplomatëve shihet si rreziku më i madh i stabilitetit afatgjatë të Irakut.

Më se 720 njerëz janë vrarë gjatë korrikut në Irak, duke e bërë kështu muajin më të përgjakshëm këtë vit.
XS
SM
MD
LG