Ndërlidhjet

Bashkësia Islame e Vojvodinës thirr për qetësi


Serbi -- Myslimanët gjatë faljes së Taravive në xhaminë Bajrakli të Beogradit, 09Korrik2013 (Ilustrim)
Serbi -- Myslimanët gjatë faljes së Taravive në xhaminë Bajrakli të Beogradit, 09Korrik2013 (Ilustrim)
Kryeimami i Vojvodinës Muhamed Zilkiq ka dënuar sot sulmin që ka ngjarë ndaj imamit Fikret Delliq të mexhidit në Novo Sello të Baçkos.

Sipas një komunikate për shtyp të Bashkësisë Islame në këtë krahinë të Serbisë, policia ka gjetur një bombë në shtëpinë e sulmuesit Dragan Z., i cili kishte kërcënuar se pret me padurim që të ndërtohet xhamija e re në këtë lokalitet, për ta hedh atë ne erë, dhe për t’i "djeg për së gjalli imamin Delliq".

“Këto ngjarje po prishin paqen dhe harmoninë të cilën e kanë ndjerë deri më tani myslimanët në Vojvodinë”, thuhet në komunikatën e Bashkësisë Islame të Vojvodinës, e cila thirr për qetësi.

Dy ditë më parë, në Novo Sello të Baçkos, ka ngjarë sulmi i parë verbal dhe fizik ndaj imamit Fikret Delliq.

Sipas agjencisë beta, Dragan Z. gjatë këtij incidenti kërcënoi Delliqin se do ta varr e pas kësaj do t’i hedh një bombë në shtëpi.

Thuhet po ashtu se i dyshuari ka kërcënuar se “Baçko do të jetë Srebrenica e re” dhe se të gjithë myslimanët e këtij rajoni do të hetojnë “thikën serbe, si përsëritje të viteve të nëntëdhjeta”, por se këtë herë “do të jetë edhe më keq”.

Pasi intervistimit të imamit të sulmuar, policia serbe ka bastisur shtëpinë e Dragan Z. ku ka gjetur edhe mjetin shpërthyes që besohet se do të përdorej në sulmin ndaj Delliq dhe në xhaminë e cila po ndërtohet në këtë lokalitet.
XS
SM
MD
LG