Ndërlidhjet

Ashton e viziton Egjiptin


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, pritet të takohet të hënën me udhëheqësin e ushtrisë egjiptiane dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar ngjarjet e turbullta që po ndodhin që prej heqjes nga pushteti të presidentit, Muhammad Morsi.

Ashton do të takohet me gjeneralin, Abdel Fatah al Sisi dhe presidentin e përkohshëm Adli Mansour.

Ajo gjithashtu planifikon të takohet me përfaqësues të Vëllazërisë Myslimane të Morsit.

Baronesha Ashton do të udhëtoi drejt Egjiptit pas një fundjave të dhunshme ku mbi 70 persona e humbën jetën gjatë një demonstrate pro Morsit të shtunën.

Situata në Egjipt ka qenë e tensionuar që prej se forcat ushtarake e larguan Morsin nga pushteti më 3 korrik.

Përkrahësit e Morsit kanë demonstruar duke kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi dhe rikthimin e tij në pozitën e presidentit.

Ashton ka hënë se Vëllazëria Myslimane duhet të përfshihet në procesin politik të Egjiptit.
XS
SM
MD
LG