Ndërlidhjet

18 pakistanezë vdesin pasi konsumojnë alkool të helmuar


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Së paku 18 persona e kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë dërguar në spital pasi kanë konsumuar pije alkoolike të helmuara në Pakistan.

Personat në fjalë i kanë konsumuar pijet e helmuara në dy ndeja të ndara të dielën në Faisalabad, njëra ndejë e festimit të një ditëlindjeje dhe tjetra një takim privat i mbajtur më herët gjatë javës.

Javed Ahmed Khan, zyrtar i lartë i policisë në këtë qytet i ka thënë agjencisë së lajmeve franceze, AFP se më shumë se 20 persona janë ende pa vetëdije nëpër spitalet lokale.

Policia ka informuar se shumica e viktimave kanë vdekur pasi janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Shitja dhe konsumimi në publik i alkoolit në Pakistan është i ndaluar pasi konsiderohet se është në kundërshtim me parimet e Islamit.

Shumë persona të varfër përgatisin alkool të lirë në shtëpi.
XS
SM
MD
LG