Ndërlidhjet

Kina do marrë 12 miliard metër kub gaz prej Birmanisë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Tubacioni i gazit natyror 793 kilometërsh në mes të Birmanisë dhe Kinës, ka filluar operimin.

Agjencia shtetërore e lajmeve kineze, Xinhua, raporton se lansimi i këtij tubacioni është bërë të shtunën vonë, ndërsa “The Global Times”, gazeta e partisë komuniste, të hënën e ka quajtur tubacionin “një tjetër zbulim të madhë të strategjinë e Kinës për difersifikimin e energjisë”.

Tubacioni do i sjellë Kinës çdo vit 12 miliard metër kub të gazit.

Një tubacion paralel që është në ndërtim e sipër do i sjellë Kinës çdo vit rreth 22 milion tonë naftë bruto nga Birmania.

Ky tubacion i dytë pritet të fillojë punë më vonë gjatë këtij viti.

Kina ka qenë një prej pak vendeve që ka pasur marrëdhënie të mira më Birmaninë para se qeveria aktuale të implementojë reforma që i kanë hapur derën marrëdhënieve dhe investimeve të jashtme.
XS
SM
MD
LG