Ndërlidhjet

Shqipëri: Tre të vrarë në bregdet


Ilustrim
Ilustrim
Tre vetë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat, që shpërthyen të Dielën, në një plazh në pjesën jugore të bregdetit të Shqipërisë, ka njoftuar policia.

Një person kishte hapur zjarr me armë automatike kundër pushuesve në një plazh privat në qytetin e Vlorës dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, u tha reporterëve shefi i policisë lokale Artan Çuku.

Të vrarë janë një grua 50 vjeçare dhe dy të rinjë të moshës 17 dhe 20 vjeçare, ndërsa një person tjetër është plagosur, raporton AFP-ja nga Tirana.

Raportohet se dëshmitarët ende po pyeten nga policia.

Sipas policisë motivet e këtij sulmi janë të paqarta.
XS
SM
MD
LG