Ndërlidhjet

Raporti: EULEX-i e ka arrestuar Zh.Veselinoviqin


Zvonko Veselinoviq i vëllai i Zharko Veselinoviqit
Zvonko Veselinoviq i vëllai i Zharko Veselinoviqit
Pjesëtarët e misionit EULEX dhe të policisë speciale të Kosovës, e kanë arrestuar sot personin Zharko Veselinoviq, vëlla i Zvonko Veselinoviqit, të cilin misionet ndërkombëtare e konsiderojnë njërin nga organizatorët e vendosjes së barrikadave në pjesën veriore të Kosovës, raporton agjencia beogradase Beta nga Mitrovica.

Zharko Veselinoviq është arrestuar në vendin Rudare, në rrugën magjistrale Mitrovicë – Leposaviq.

Pak kohë pas arrestimit të Zharko Veselinoviqit janë dëgjuar sirenat për rrezik ajror në Zveçan dhe Mitrovicë, pas së cilave qytetarët janë nisur për në Rudare.

Nga ana tjetër, misioni EULEX thotë se në aksionin e përbashkët të Grupit operativ të EULEX-it për Mitrovicë dhe të Njësisë rajonale hetuese të policisë së Kosovës, janë arrestuar dy persona.

“Dy të dyshuar janë nën hetime lidhur me përpjekje për vrasje në vitin 2012, në pjesën veriore të Mitrovicës”, tha zëdhënësja e misionit EULEX , Irina Gudeleviq, dhe shtoi se “hetimin e udhëheq prokurori i EULEX-it, në ekipin e përzier me Zyrën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë”.

Zvonko Veselinoviq në Serbi është i akuzuar se pa të drejtë i ka përvetësuar 32 kamionë nga lizingu Hipo Alpe Adria, raporton Beta.
XS
SM
MD
LG