Ndërlidhjet

Itali: Arriti në 38 nurmi i të vdekurve


Ekipet e shpëtimit i përgatisin arkiovolet për personat e vrarë nga përplasja e autoobusit në Itali
Ekipet e shpëtimit i përgatisin arkiovolet për personat e vrarë nga përplasja e autoobusit në Itali
Së paku 38 vetë e kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi të udhëtarëve mbrëmë vonë në pjesën jugore të Italisë.

Agjencitë italiane të lajmeve kanë raportuar se autobusi i kishte qëlluar disa vetura, kishte dalur nga rruga dhe kishte rënë në humnerë të thellë 15 metra, afër qytetit Avellino.

Policia tha se duket se vozitësi i autobusit e kishte humbur kontrollin ndaj makinës.

Në mesin e të vrarëve është edhe vozitësi.

Raportohet se së paku 11 vetë janë nxjerrë të gjallë nga mbetjet e autobusit të shkatërruar.

Në autobus ishin 50 udhëtarë.

Kryeministri i Italisë, Enrico Letta, vlerësoi se ky aksident ishte “tragjedi e madhe”.
XS
SM
MD
LG