Ndërlidhjet

Mitrovicë: Sulmohet një automjet i EULEX-it


Ilustrim
Ilustrim
"Një automjet zyrtar, me shenja të dukshme të komponentës së EULEX-it, sulmohet me gurë dhe koktej molotovi, në qendër të qytetit në veri të Mitrovicës", ka njoftuar përmes një komunikate Policia e Kosovës.

Sulmi thuhet të ketë ndodhur pak çaste pas mesnatës.

Sipas deklaratës së siguruar nga Policia e Kosovës, thuhet se "zyrtarët e EULEX-it, derisa ishin duke lëvizur me veturë në rrugën “Mbreti Petër”, një grup i personave të panjohur, të maskuar, kanë hedhur gurë, mjete të forta dhe shishe xhami me përzierje molotovi mbi veturën e EULEX-it".
XS
SM
MD
LG