Ndërlidhjet

Franca per lirimin e Morsit dhe kunder armatosjes se opozites siriane


Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, 22 korrik, 2013
Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius, 22 korrik, 2013
Ministri i jashtëm i Francës, Laurant Fabius, duke folur sot para gazetarëve në Paris ka kërkuar lirimin e presidentit të rrëzuar nga pushteti në Egjipt, Muhammad Morsi.

“Situata në Egjipt është kritike, shumë kritike. Franca bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës dhe për lirimin e të burgosurve politik, duke e përfshirë edhe ish presidentin, Muhammad Morsi”, ka thënë Labius

Ministri i jashtëm francez gjithashtu ka bërë thirrje kundër armatosjes së Koalicionit Kombëtar opozitar të Sirisë.

"Embargo e armëve për Sirinë është hequr, por ne, francezët, themi dhe besoj se kjo është e arsyeshme, sado që do të donim të ndihmonin Koalicionin Kombëtar, nuk është e mundshme që ta pajisim me armë sepse kjo mund të kthehet kundër nesh”, ka vlerësuar ministri i jashtëm francez.
XS
SM
MD
LG