Ndërlidhjet

SHBA: Shqyrtohen sanksione më të ashpra ndaj Iranit


Ligjëvënësit amerikanë po debatojnë për një legjislacion për sanksione kundër Iranit, me të cilat synohet zvogëlimi i eksportit të naftës së Iranit.

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, me shumicë republikane, po e shqyrton legjislacionin me të cilin synohet reduktimi i eksporteve të naftës nga Irani për një milion fuqi të tjera në ditë, brenda një viti.

Legjislacioni pritet të miratohet lehtë në Dhomë, e pastaj për këtë masë do të diskutohet në Senat.

Me këtë legjislacion parashihen saknsionet më të ashpra ndaj Iranit deri tash, për shkak të programit kontestues atomik të tij.
XS
SM
MD
LG