Ndërlidhjet

OKB: Rritje e numrit të civilëve të vrarë në Afganistan


Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork
Selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork
Kombet e Bashkuara thonë se viktimat civile nga lufta dhe sulmet e kryengritësve në Afganistan, janë rritur për afro një të katërtën, në gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar sot, dokumenton 1319 vrasje të civilëve dhe më tepër se 2500 plagosje, që paraqet rritje prej 23% nga periudha e njejtë e vitit të kaluar.

Më së shutmi vrasje të civilëve kanë ndodhur për shkak të sulmeve me bomba të kryengritësve, ndërsa menjëherë radhitet edhe lufta tokësore në rritje ndërmjet forcave qeveritare afgane dhe militantëve.

Sipas raportit, 74% e viktimave civile ishin shkaktuar nga militantët, 9% nga forcat proqeveritare dhe 12% kishin ndodhur për shkak të “angazhimeve tokësore” ndërmjet kryengritësve dhe forcave qeveritare.

Muajin e kaluar, trupat qeveritare afgane e morën përgjegjësinë për siguri në këtë vend nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO-ja.

Deri në fund të vitit 2014 nga Afgansitani do të tërhiqet pjesa më e madhe e trupave të jashtme.
XS
SM
MD
LG