Ndërlidhjet

Britani: Një princ saudit duhet të paguaj 10 milion dollarë


Princi saudit, Alwaleed bin Talal
Princi saudit, Alwaleed bin Talal
Një princ miliarder saudit, është urdhëruar nga një gjykatë britanike të mërkurën që të paguaj 10 milion dollarë komision një tregtareje nga Jordania në lidhje me shitjen e një aeroplani privat ish udhëheqësit të Libisë, Gadaffi.

Ky rast siç raporton agjencia e lajmeve Reuters, është një humbje poshtëruese ligjore për një nga personat më të pasur në botë.

Aktgjykimi i Gjykatës së Lartë ishte i ashpër për Princ Alwaleed bin Talal, nipi i mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah, i cili ka dëshmuar dy herë në këtë proces gjatë këtij muaji.

Gjykatësi Peter Smith i ka hedhur poshtë dëshmitë e princit në të gjitha pikat kundërthënëse, duke i quajtur ato në vendimin e shkruar si “konfuze”, “të dyshimta”, “të pashpresa” dhe “patetike”.

Princi është paditur nga Daad Sharab, një tregtare e Jordanisë e cila thotë se ajo nuk është paguar fare pas arritjes së marrëveshjës për shitjen e aeroplanit, marrëveshje kjo që ishte kompletuar në vitin 2006 në vlerë prej 120 milion dollarëve.

Mbrojtja e princit thotë se nuk ka pasur marrëveshje që tregtares jordaneze t’i paguhen 10 milion dollarë.

Ai i ka thënë gjykatës së nuk e ka paguar biznismenen pasi gjatë procesit të shitjes ajo “kishte kaluar në kampin libian”

Në një komunikatë për media, princi saudit ka thënë se ai do e apelojë vendimin.
XS
SM
MD
LG