Ndërlidhjet

Jacobson viziton FSK-në në Ferizaj


Ambasadorja amerikane, Jacobson në Ferizaj është pritur nga Gjenerali Cikaqi në regjimentin per Trajnim dhe Doktrinë, 01 gusht 2013
Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Ann Jacobson i ka vizituar të enjtën një ekip të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe trajnuesit e tyre amerikanë në Ferizaj, njofton një komunikatë e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Ambasadorja Jacobson ka takuar ekipin TRADOK apo regjimentin e trajnimeve dhe doktrinës në kuadër të FSK-së të cilët po trajnohen nga kadetët e Korpusit Trajnues të Oficerëve Rezervë të SHBA-ve.

Trajnuesit amerikan po ndihmojnë ushtarët e FSK-së që të përmirësojnë njohuritë e tyre të anglishtes, ndërsa të njejtit më vonë do të vizitojnë edhe regjimente të tjera të FSK-së dhe do të ndërmarrin projekte të ndihmave humanitare së bashku me pjesëtarët e kësaj force.
XS
SM
MD
LG