Ndërlidhjet

Washington: Senati konfirmon kryesuesin e BBG-së


BBG logo
BBG logo
Senati i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar tre emra për të shërbyer në Bordin e Guvernatorëve për Transmetimet Amerikane, BBG, i cili mbikëqyrë të gjithë transmetuesit ndërkombëtarë të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Radion Evropa e Lirë dhe Zërin e Amerikës.

Në krye të këtij bordi është konfirmuar të jetë Jeffrey Shell, president i NBC Universal International.

Dy anëtarët tjerë janë Matthew Armstrong, publicist dhe strateg i dplomacisë publike, dhe ambasadori Ryan Crocker, me një përvojë 37 vjeçare në politikën e jashtme.

Ditët e ardhshme, tre anëtarët do të emërohen edhe formalisht nga presidenti amerikan, Barack Obama dhe do të japin betimin.

Kryesuesi i fundit i BBG-së ka qenë Walter Isaacson, deri në fillim të vitit 2012.
XS
SM
MD
LG