Ndërlidhjet

Malajzi: 32 të zhdukur nga fundosja e anijes


Pamje nga një operacion i mëparshëm i shpëtimit në bregdetin e Indonezisë
Pamje nga një operacion i mëparshëm i shpëtimit në bregdetin e Indonezisë
Autoritetet e Malajzisë thonë se ekipet e shpëtimit janë në kërkim të së paku 32 punëtorë nga Indonezia, anija e të cilëve ishte fundosur, derisa i transportonte ata në shtëpi, me rastin e festave në përfundim të Ramazanit.

Roja bregdetare e Malajzisë, policia dhe peshkatarët, i shpëtuan tetë të mbijetuar sot herët në mëngjes, pasi anija e tyre ishte zhytur nga valët e ashpra aty kah mesnata.

Punëtorët lundronin për në ujëdhesën Batam në Indonezi.
XS
SM
MD
LG