Ndërlidhjet

Afganistan: Sulm vetëvrasës kundër Konsullatës së Indisë


Një polic afgan lëvizë afër kraterit që ishte shkaktuar nga sulmi vetëvrasës afër Konsullatës së Indisë në Xhalalabad
Nga një sulm i dyshuar vetëvrasës me makinë-bombë janë vrarë së paku tetë civilë, në provincën lindore Nangarhar në Afganistan.

Policia tha se cak i sulmit ishte Konsullata e Indisë në kryeqytetin Xhalalabad të Nangarharit.

Zyrtari shëndetësor lokal, Hamyoun Yaheer, i tha Radios Evropa e Lirë se në spitalin kryesor të qytetit janë pranuar 22 të plagosur, pas sulmit që ndodhi sot në mëngjes.

Ministria e punëve të jashtme e Indisë ka njoftuar se të gjithë diplomatët e saj në konsullatë janë të sigurt.

Kryengritësit talibanë e kanë hedhur poshtë çfarëdo roli në këtë sulm.
XS
SM
MD
LG