Ndërlidhjet

Afganistan: Numri i të vrarëve arriti në së paku nëntë


Njerëzit ecin në vendin e sulmit vetëvrasës në Xhalalabad të Afganistanit që për cak e kishte Konsullatën e Indisë
Njerëzit ecin në vendin e sulmit vetëvrasës në Xhalalabad të Afganistanit që për cak e kishte Konsullatën e Indisë
Nga një sulm i dyshuar vetëvrasës me makinë-bombë janë vrarë së paku nëntë civilë, në provincën lindore Nangarhar në Afganistan.

Policia tha se cak i sulmit ishte Konsullata e Indisë në kryeqytetin Xhalalabad të Nangarharit.

Zyrtari shëndetësor lokal, Hamyoun Yaheer, i tha Radios Evropa e Lirë se në spitalin kryesor të qytetit janë pranuar 22 të plagosur, pas sulmit që ndodhi sot në mëngjes.

Ministria e punëve të jashtme e Indisë ka njoftuar se të gjithë diplomatët e saj në konsullatë janë të sigurt.

Kryengritësit talibanë e kanë hedhur poshtë çfarëdo roli në këtë sulm.
XS
SM
MD
LG