Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi me bombë u plagos prokurori dhe civilët


Njerëzit lëvizin në vendin ku dje kishte ndodhur sulmi vetëvrasës në Konsullatën e Indisë në Xhalalabad
Njerëzit lëvizin në vendin ku dje kishte ndodhur sulmi vetëvrasës në Konsullatën e Indisë në Xhalalabad
Nga një eksplodim i fuqishëm në qytetin Xhalalabad, në pjesën lindore të Afganistanit, janë plagosur së paku 16 vetë.

Shpërthimi i sotëm u bë pas sulmit të djeshëm vdekjeprurës kundër Konsullatës së Indisë në këtë qytet.

Zyrtari lokal i sigurisë, Maasum Khan Hashemi, tha se bomba shpërtheu në qendër Xhalalabadit, derisa me makinë udhëtonte prokurori shtetëror, Abdul Qayum.

Hashemi i tha Radios Evropa e Lirë, shërbimi për Afganistanin, se prokurori, tre truproje të tij dhe 12 civilë janë plagosur nga ky sulm.

Ndër të plagosurit kishte edhe femra dhe fëmnijë.

Nga sulmi i djeshëm në Konsullatën e Indisë në Xhalalabad janë vrarë nëntë civilë.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë as për sulmin e sotëm e as për atë të djeshmin.
XS
SM
MD
LG