Ndërlidhjet

Iran: Presidenti Rohani e dha betimin


Hassan Rohani në zyrën presidenciale në Teheran
Hassan Rohani në zyrën presidenciale në Teheran
Presidenti i ri i Iranit, Hassan Rohani, sot e ka dhënë betimin në Parlamentin e kërtij vendi.

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm ligjëvënësit iranianë dhe përfaqësues të më tepër se 50 vendeve.

Ndër të ftuarit e jashtëm ishin edhe ish-zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian, Havier Solana, dhe presidentët e Afganistanit, Kazakistanit, Turkmenisë dhe Pakistanit, ndërsa ishte i pranishëm edhe zyrtari i lartë verikorean, Kim Yong Nam.

Dje Rohani është mbështetur edhe nga lideri suprem Ajatollah Ali Khamenei, veprim ky që sipas Kushtetutës së Iranit, e zyrtarrizon presidencën e zotit Rohani.
XS
SM
MD
LG