Ndërlidhjet

Turqi: Gjykata vendos në procesin kundër 275 vetëve


Pamje nga Stambolli
Pamje nga Stambolli
Një gjykatë në Turqi sot do t’i shpallë vendimet e para në procesin kundër 275 vetëve të akuzuar për komplot për përmbysjen e qeverisë me origjinë islamiste në Turqi.

Në mesin e të akuzuarve, në këtë rast të nivelit të lartë, është edhe ish-komanandti ushtarak, Ilker Basbug, dhe oficerë të tjerë të armatës, pastaj gazetarë, avokatë dhe akademikë.

Në aktakuzë përfshihet edhe anëtarësimi në një “organizatë terroriste” të dyshuar, me emrin Ergenekon, për armëmbajtje pa leje dhe nxitje të kryenrgitjes së armatosur kundër kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan, dhe Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të tij.

Rreth gjykatës në qytetin Silivri, afër Stambollit, janë vendosur policët specialë dhe pengesa metalike.

Opozita sekulare e Turqisë e ka dënuar këtë proces, i cili filloi në vitin 2008, si gjueti shtrigash që synon heshtjen e kritikëve të qeverisë.
XS
SM
MD
LG