Ndërlidhjet

Zjarret shkakëtojnë probleme në Greqi


Ilustrim
Ilustrim
Disa zjarre të shpërndara nga erërat e fuqishme në afërsi të Athinës të hënën kanë dëmtuar shtëpi dhe kanë detyruar banorët që të largohen, njoftojnë zyrtarët e brigadave të zjarrëfikësve.

Agjencia e lajmeve, Reuters njofton se ka parë që flakët të kenë dëmtuar së paku tri shtëpi në një fshat të qytezës Marathon, vendi ku në vitin 490 para erës së re ka ndodhur beteja në mes të athinasve dhe persianëve, rreth 40 kilometra në veri-lindje të kryeqytetit grek.

“Zjarret kanë arritur shtëpitë, por ende nuk e dijmë se sa janë sakt të rrezikuara”, ka thënë një zyrtar i zjarrfikësve në kushte anonimiteti.

Rreth 50 – 60 persona janë evakuar nga shtëpitë e tyre në këtë rajon, sipas zyrtarëve të policisë.

Pamje që televizionet vendore i kanë transmetuar drejpërdrejt shfaqin një tymë të dendur të zi që lëvizte në ajër derisa zjarri shkatërronte të mbjellat.

Mbi 60 zjarrfikës dhe vullnetarë të përkrahur nga një dyzinë makinash për shuarjen e zjarrit, katër aeroplanë dhe katër helikopterë, janë përballur me zjarret që janë shpërndarë në disa fronte.

Zjarret gjatë verës ndodhin mjaft shpesh në Greqi, rregullisht të nxitura nga tempretarurat e larta, erërat e fuqishme, thatësira, aksidentet etj.

Zjarret më të rënda të këtij lloji që kanë ndodhur në historinë e Greqisë janë ato të vitit 2007 ku 65 persona e humbën jetën për 10 ditë.
XS
SM
MD
LG