Ndërlidhjet

Iran: Arrestohet 1 person me dyshimin se spiunonte për Izraelin


Flamujt e Izraelit dhe Iranit, (Ilustrim)
Flamujt e Izraelit dhe Iranit, (Ilustrim)
Autoritetet iraniane e kanë arrestuar një person me akuzën se ka spiunuar për Izraelin.

Agjencia gjysmë shtetërore e lajmeve të këtij vendi, Mehr raporton të hënën se një person i pa-identifikuar ka dërguar informata sekrete te zyrtarët e sigurisë në Ambasadën e Izraelit në Tailandë.

Raportimet mediale thonë se personi është arrestuar gjatë udhëtimit të tij të dytë në krahinën jug-perëndimore të Kermanit në Iran ku ai dyshohet se ka qenë duke mbledhur informata rreth minave në atë zonë.

Autoritetet nuk kanë thënë se kur është arrestuar personi në fjalë.

Raportimi medial thotë se ai do të përballet me akuzën për spiunazh.

Sipas ligjit iranian, spiunimi është i dënueshëm me vdekje.

Autoritetet e këtij shteti rregullisht arrestojnë njerëz me akuzën se spiunojnë për Izraelin, rivalin kryesor të Teheranit.
XS
SM
MD
LG