Ndërlidhjet

Irak - Vriten 15 gjatë një operacion ushtarak


Ilustrim
Ilustrim
Ushtria irakiane ka vrarë gjashtë militantë të dyshuar të Al-Kaidas në veri të Bagdadit të hënën, ndërsa gjatë operacionit u vranë edhe shtatë civil dhe dy ushtarë, njoftojnë autoritetet.

Forcat e sigurisë, të cilat po dështojnë tani për tani që të ndalojnë gjakderdhjen që ka kapluar Irakun tash e pesë vjet, kanë ndërmarr sot një operacion që për cak kishte militantët në zona të ndryshme, përfshirë edhe rajonin e Bagdadit.

Forcat ushtarake lajmëruan se kanë vrarë gjashtë militant gjatë përleshjeve me “mbetjet e Al-Kaidas” në zonën Sulejman Bek, në veri të kryeqytet, njoftoi gjeneral-lejtnant Abdulamir al-Zaidi.

Zaidi, i cili i shpëtoi një sulmi të shtunën që vrau shtatë ushtarë të tij, tha se 10 militantë janë zënë rob, kurse dy automobil bomba dhe tri bomba tjera të kurdisura janë çarmatosur gjatë këtij operacioni.
XS
SM
MD
LG