Ndërlidhjet

Takimi i fundit në Bruksel është fokusuar në zgjedhjet e 3 nëntorit


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Të hënën vonë ka përfunduar edhe një takim i grupeve punuese në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Fokusi i takimit kësaj radhe kanë zgjedhjet lokale që tashmë është vendosur se do të mbahen më 3 nëntor.

Sipas komunikatës së qeverisë së Kosovës në kuadër të takimit është diskutuar “definimi i mëtutjeshëm i rolit lehtësues të OSBE-së në mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës që do të mbahen më 3 nëntor 2013, çështja e votimit nga jashtë Kosovës sipas ligjit për zgjedhjet dhe aspektet që ndërlidhen me azhurnimin e listës votuese për katër komunat e pjesës veriore”.

Gjatë takimit, gjithashtu është biseduar edhe për krijimin e një fushate sensibilizuese me qëllim të arritjes së pjesëmarrjës sa më të madhe të votuesve serbë në katër komunat e veriut të Kosovës.

Komunikata e qeverisë së Kosovës përfundon duke kujtuar se pala kosovare është duke e finalizuar listën e votuesve e cila synohet të jetë sa më “gjithëpërfshirëse”.
XS
SM
MD
LG