Ndërlidhjet

Sot fillon procesi kundër sulmuesit në Fort Hood të Teksasit


Majori Nidal Hasan, (Ilustrim)
Majori Nidal Hasan, (Ilustrim)
Procesi gjyqësor ushtarak kundër një oficeri të akuzuar për vrasjen e 13 ushtarëve në bazën amerikane, Fort Hood në Teksas pritet të fillojë të martën.

Majori Nidal Hasan e ka pranuar se ka sulmuar ushtarët në nëntor të vitit 2009 dhe për këtë mund të dënohet me vdekje, nëse shpallet fajtor në 13 pikat e akuzës së vrasjeve me paramendim dhe 32 pika tjera të akuzës të vrasjes me paramendim në tentativë.

Më shumë se 30 persona janë plagosur gjatë sulmit, disa prej të cilëve pritet të paraqiten si dëshmitarë.

Hasani do e përfaqësojë vetën gjatë procesit duke sygjeruar se ai do argumentojë se vrasjet justifikohen pasi ato e kanë pasur për qëllim që të shmangin vrasjet e të tjerëve, kryesisht militantëve të talibanëve që po luftojnë kundër ushtaravë amerikanë në Afganistan.

Një gjykatës ka thënë se Hasani nuk mund ta përdor këtë për mbrojtje në gjykatë.

Asnjë ushtarë aktiv amerikan nuk është dënuar me vdekje që prej vitit 1961.
XS
SM
MD
LG