Ndërlidhjet

Britania thotë se e ka tërhequr personelin nga Jemeni


Forcat e sigurisë së Jemenit para Ambasadës së Britanisë në Sana
Forcat e sigurisë së Jemenit para Ambasadës së Britanisë në Sana
Pas Shteteve të Bashkuara, që ka urdhëruar që i gjithë personeli joesencial të largohet nga Jemeni, këtë sot e ka bërë edhe Britania. Londra ka thënë se e ka tërhequr gjithë personelin nga Ambasada e saj në kryeqytetin Sana të Jemenit.

Departamenti amerikan i shtetit u ka sugjeruar edhe qytetarëve amerikanë që “menjëherë” ta largohen nga ky vend.

Ky veprim është ndërmarrë pas mbylljes së 19 misioneve diplomatike amerikane në gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Qartas, aksioni ishte shkaktuar nga raportet për mesazhet e zëna ndërmjet liderit të al-Kaidës, Ayman al-Zawahri, dhe udhëheqësit të al-Kaidës, me seli në Jemen, në Gadishullin Arabik, Nasser al-Wahishi.

Këto interceptime qartazi kanë indikuar përgatitjen e një sulmi në rajon.

Vendimi për tërheqjen e personelit diploamtik nga Jemeni, u bë vetëm disa orë pasi një aeroplan i dyshuar amerikan, pa ekuipazh, ka sulmuar në Jemen.
XS
SM
MD
LG