Ndërlidhjet

Afganistan: Zyrtarët dhe talibanët kanë mbajtur takim sekret


Pamje nga një pjesë e Kabulit
Pamje nga një pjesë e Kabulit
Raportohet se talibanët kanë mbajtur takime sekrete me përfaqësuesit e presidentit Hamid Karzai, në përpjekje për rifillimin e bisedimeve për paqe.

Zëdhënësi i Këshillit të Lartë për Paqe në Afganistan, Shahzad Shahed, tha se ky këshill është në kontakte sekrete me një numër të liderëve talibanë brenda dhe jashtë vendit.

Nga ana tjetër, një përfaqësues taliban në zyrën e tyre politike në Doha të Katarit, i tha agjencisë AP se bisedimet me këshillin për paqe tashmë kanë filluar.

Bisedimet, ku janë të involvuara edhe Shtetet e Bashkuara, për përfundimin e luftës 12 vjeçare në Afganistan, ishin planifikuar në muajin Qershor, pas hapjes së zyrës talibane në Doha.

Kjo nismë ishte ndalur pasi Karzai ishte ankuar se talibanët e kanë përdorë emrin dhe flamurin e periudhës kur ishin pesë vjet në qeveri në Afganistan.
XS
SM
MD
LG