Ndërlidhjet

Kosovë: Thaçi i uron besimtarët për Bajram


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përgëzuar kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e Fitër Bajramit.

Në urim theksohet se Fitër Bajrami, i njohur edhe si Bajrami i Madh, "vjen pas një muaj agjërimi, ku besimtarët u sprovuan me thellimin e besimit, disiplinën shpirtërore dhe fizike, duke kryer një obligim fetar të rëndësishëm të fesë islame".

Mëtutje, siç njofton faqja në Internet e kryeministrisë, zoti Thaçi, “të gjithë besimtarëve të fesë islame u shprehë urimet më të mira, me bindjen që gjatë ketyre ditëve të festës do të kalojnë çaste të lumtura me familjet e tyre, me të afërmit dhe gjithë njerëzit që i rrethojnë”.

Në telegram thuhet se “Kosova do të vazhdojë te jetë vend i përcaktuar për perspektivën e saj euroatlantike, si shtet i lirë dhe demokratik, që do të thellojë edhe më tej respektimin e lirive fetare dhe kulturore të të gjithë qytetarëve të saj”.
XS
SM
MD
LG