Ndërlidhjet

Obama konfirmon shkuarjen në Rusi


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka konfirmuar se do të ndjekë samitin e G20-ës në Rusi, por ka thënë se është “i zhgënjyer” që Moska vazhdon të strehojë ish-kontraktorin e inteligjencës amerikan, Edward Snowden.

Duke folur në një intervistë për mediat amerikane, Obama nuk ka thënë nëse do të mbajë takim të ndarë me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë samitit në vjeshtë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se është duke shqyrtuar nëse takimi me Putinin është i nevojshëm, pasi Moska i ka garantuar azil të përkohshëm Snowdenit.

Ky i fundit është arratisur nga SHBA-ja pasi ka publikuar informacione të ndjeshme për programet amerikane të mbikëqyrjes.

Në SHBA ai përballet me akuzat për spiunazh.

Obama po ashtu ka kritikuar Rusinë për miratimin e ligjit, i cili kriminalizon shpërndarjen e informacioneve për homoseksualitet te të miturit.

Megjithatë, presidenti ka thënë se Moska është e dobishme në Afganistan dhe në kundërterrorizëm.
XS
SM
MD
LG