Ndërlidhjet

Djali i Gilanit në duart e militantëve


Ali Haider Gilani\
Ali Haider Gilani\
Një grup pak i njohur i militantëve në Pakistan ka thënë se është duke mbajtur peng djalin e ish-kryeministrit të këtij vendi, Yousuf Raza Gilani.

Zëdhënësi i grupit Al-Mansurin Brigade i ka telefonuar Radios Evropa e Lirë të martën vonë, duke i thënë se Ali Haider Gilani është rob i tij.

Ali Gilani është rrëmbyer në një tubim politik në provincën Punjab, vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit në Pakistan. Ai po ashtu garonte për ulëse në asamblenë provinciale.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për rrëmbimin e tij.
XS
SM
MD
LG