Ndërlidhjet

Bush lëshohet nga spitali pas operacionit në zemër


Ish presidenti amerikan, George W Bush
Ish presidenti amerikan, George W Bush
Ish presidenti amerikan, George W Bush është lëshuar nga një spital në Teksas pas një operacioni në zemër për të zhbllokuar një arterie gjaku.

Zëdhënësi i tij, Freddy Ford ka thënë se presidenti i 43-të “është për mrekulli” derisa është kthyer në shtëpinë e tij.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Mjekët të martën ja kanë vendosur një stendë që t’ia hapin një arterie të bllokuar në zemër.

Bllokimi i kësaj arterie është zbulua gjatë kontrollit vjetor që Bush e bën në spital.

Ford ka thënë se ish presidenti 67 vjeçar pritet të vazhdojë me orarin e tij normal të enjtën.

Bushi ka reputacion se është tifoz i palestres dhe dihet se ai e pëlqen vrapimin, ngasjen e biçikletave dhe ushtrime të tjera që të mbetët në formë të mirë fizike.
XS
SM
MD
LG