Ndërlidhjet

Daçiq akuzon Prishtinën se po rrezikon marrëveshjen e Brukselit


Fotografi arkivi e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq
Fotografi arkivi e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq
Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka shprehur sot shqetësimin e tij për përpjekjet e ekipit të ekspertëve të Prishtinës që sipas tij janë duke e sfiduar implementimin e marrëveshjës për organizimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

“Problemi është që, ndryshe nga marrëveshja e Brukselit, pjesëtarët e ekipit të Prishtinës po bëjnë përpjekje që të shmangin principin e neutralitetit ndaj statusit. Me këtë rrezikohet i tërë procesi i dialogut në Bruksel”, është deklarata e Daçiqit që sipas një njoftimi të qeverisë serbe ja ka thënë ambasadorit amerikan në Beograd, Michael Kirby.

I njejti njoftim thotë se Daçiq ka potencuar se qeveria serbe është për vazhdimin e dialogut me Prishtinën në Bruksel.
XS
SM
MD
LG